Albi Nako hedh hapin e pajtimit me Klaudian? (FOTO LAJM)

Ndarja e koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa bëri bujë dje në rrjetet sociale dhe kudo u shkrua gjatë për këtë temë.

Thuhej se gjithçka mes tyre kishte marrë fund që prej një viti edhe pse ndarja është aluduar disa herë nga mediat, por ata vete e kanë mohuar një gjë të tillë.

KlaudiaItali e Albi në Shqipëri, ndoshta një nga arsyet ka qenë dhe largësia edhe pse koreografi i njohur më herët është shprehur në emisionin “Thumb” se shumë shpejt do të bashkoheshin në Itali.

Një kërkim në Instagram, na tregoi dje se Albi dhe Klaudia nuk e ndiqnin njëri-tjetrin edhe pse fotot që dëshmojnë historinë e lidhjes vazhdojnë të jenë ende në llogaritë e të dyve.

Por duket se situata ka ndryshuar dhe fjalët mbi ndarjen e mundshme mund të “avullojnë” shumë shpejt. Përveç faktit që secili ruan kujtimet e martesës disa vjeçare , Albi ka qenë i pari që ka hedhur hapin drejt pajtimit.

Koreografi i njohur e ka ndjekur Klaudian në Instagram, siç mund të shihet në foton e mëposhtme edhe pse balerina e njohur, nuk ia ka kthyer ende.

Padiskutim që këto janë shenja që na bëjnë të mendojmë se mes tyre ka ende diçka. Ndoshta ata do pajtohen ose duan të mbetën shokë të mirë.

Por derisa vetë protagonistët të flasin ne akoma nuk mund të themi gjë me siguri. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori