Albert Stanaj ka dy këshilla për të gjithë djemtë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nëse Dua Lipa ka gjithmonë këshilla për vajzat atëherë Stanaj ka disa të tjera për djemtë dhe kështu të gjithë dalin të fituar nga kjo situatë.

Këngëtari me origjinë shqiptare që ndezi skenën vitin e kaluar në “The Voice of Albania” pritet që së shpejti të vijë me projekte të reja muzikore. Ndërkohë, derisa ato të jenë gati ai është angazhuar me gjëra të tjera.

Së fundmi, Stanaj ka postuar një foto në profilin e tij të Instagram-it ku shfaqet duke gatuar, një profesion ky që mesa duket e zotëron mirë përderisa ka guxuar të japë edhe këshilla.

Sipas tij, nëse djemtë duan të kenë sukses me vajzat fillimisht duhet të mësojnë gatimin dhe së dyti, një talent që fatkeqësisht nuk e zotërojnë të gjithë, të mësojnë të këndojnë. Nëse i zbatoni këto gjëra, rezultatet janë të garantuara, të paktën kështu ka shkruar në formë humori 23-vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori