Vdes një tjetër pacient tek Infektivi

Një 70 -vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e infektimit me koronavirus.

Mësohet se i moshurari po trajtohej në terapi intensive dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

I moshuari vuante dhe nga diabeti.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen, tre prej tyre në 24 orët e fundit.


Shtuar 28.06.2020 14:49