Rusët kundër luftës në Ukrainë, protestuesit nuk i tremben arrestimeve dhe mbushin rrugët (FOTO LAJM)

Qytetarët rusë duket se nuk e mbështesin vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për sulmin mbi Ukrainë.

Mijëra qytetarë rus kanë dalë në rrugët e qyteteve ruse për të dënuar sulmin e vendit ndaj Ukrainës gjatë tre ditëve të fundit.

Mediat e huaja përmes fotove të publikuara bëjnë me dije se protesta janë zhvilluar në dy qytetet më të mëdha të Rusisë në Moskë dhe Shën Petersburg. Me pankarta me shkrimin “jo luftës” në duar, rusët kanë mbushur rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit..

Sipas burimeve, policia ruse ka arrestuar deri më tani 1800 persona dhe po përpiqet të ndalë valën e protestave që ka përfshirë vendin./albeu.com/


Shtuar 26.02.2022 07:52