“Lukaku iu afrua Interit”

Sulmuesi belg i Chelseat, Romelu Lukaku duket se dëshiron t’i rikthehet kohërave të vjetra.

Konkretisht, 28-vjeçari i ka gjetur paksa të errëta te Chelsea, pasi ka ankesa se nuk ka kohë të mjaftueshme për të marrë pjesë.

Madje këto ankesa ai i kishte shprehur publikisht dhe siç ishte logjike kishte ofenduar si Thomas Tuchel ashtu edhe administratën e “bluve”.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lukaku iu afrua ish-skuadrës së tij Inter për t’u rikthyer, por nuk e dimë nëse kjo është e mundur.


Shtuar 24.02.2022 16:23