Albano Bogdo braktis finalen e 2XL
Albano Bogdo ka lenë spektaklin përgjysëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe kjo solli shqetësimin e shumë ndjekësve të këtij spektakli.

Ka qënë aktori i humorit Julian Deda i cili ka shpjeguar nëpërmjet një statusi në Facebook, arsyen e largimit të Albanos.

"Per te gjithe ju qe na ndoqet ne naten finale te 2XL, dhe u shqetesuat me te drejte per mungesen e Albanos, me duhet ta sqaroj kete situate.

Nuk ka asgje per tu shqetesuar, Albano nuk ka ikur askund.

Ai nuk u ndje mire nga ana shendetesore dhe u detyrua ta linte spektaklin ne mes.

Sigurisht ai eshte nje nga personazhet kryesore dhe spektakli e ndjeu mungesen e tij, por mos u shqetesoni se çdo gje eshte ne regull.

Ai eshte shume mire dhe ju falenderon te gjitheve per interesimin. Edhe une ju falenderoj gjithashtu dhe mos harroni, ju jeni me te miret". /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori