Albani krenar për Miriamin: Është e ëmbël ndaj e duan të gjithë
Pëlqej
Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptar.
Albani ka vendosur që në datat 2,3,4 mars të sjellë një koncert recital, ku të gjitha këngët e tij i ka ripunuar në një version të ri dhe do t’i këndojë përpara publikut.

Ditën e sotme këngëtari ishte i ftuar në emisionin ‘Live from Tirana’ në ‘Top Albania Radio’.

Albani ka treguar se koncerti “Hapësira e një ëndrre” do të jetë një eksperiencë për të gjetur vetveten. Gjithashtu ai ka thënë se të gjitha projektet e tij të reja do të jenë me tekste të thjeshtëzuara shkruan Who.

Albani ka folur edhe rreth pjesëmarrjes së Miriamit si trajnere në ‘The Voice Kids’, duke thënë se ajo e ka fituar simpatinë e fëmijëve që konkurrojnë, sepse është gjithmonë vetvetja dhe e ëmbël.
Shtuar më 19/02/2018, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori