Albana Osmani në një lidhje? (FOTO)

Një foto e publikuar në rrjetet sociale, i ka bërë konfuz fansat e Albana Osmanit. Dy zemra të pikturuara në dëborë dhe mes tyre një trëndafil, ka lënë të kuptohet se prezantuesja kishte nisur një histori dashurie.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe ku bukuroshja të jepte një sqarim, duke e cilësuar si një keqkuptim.

Pas pyetjeve të shumta mbi të dashurin dhe komentet në rrjetet sociale, Albana sqaron për “Bluetooth” se fotoja është marrë nga një adresë tjetër.

E në fakt, prezantuesja që aktualisht është një nga opinionistet e “Top Show”-t, përkrah fotos shkruante “Nga ana tjetër”, për të treguar se fotoja nuk kishte lidhje me të.

E deklaruar prej vitesh "single", moderatorja duket se ende nuk e ka gjetur dashurinë, për të cilën duket se do të flasë vetëm kur gjithçka të jetë zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2016, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori