Albana Osmani ka një mesazh për "monstrat" e rrjeteve sociale (FOTO LAJM)

Albana Osmani është një nga moderatoret më të preferuara të shqiptarve. Ajo gjithashtu është bërë shumë e njohur për kauzën që ka ndërmarë "Ti jë një luledielli", kushtuar fëmijëve me probleme shëndetësore.

Së fundi disa komente aspak të pëlqyeshme janë shkruar për Albanën, e cila është nxehur dhe ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram"

“Ju drejtohem ‘monstrave’ që janë atje jashtë, duke kontrolluar në fshehtësi profilin tim publik. Duke pritur të shprehin urrejtjen, të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë dhe që rrinë çdo ditë duke hapur profile fallco duke thënë që jam ‘një e pavlerë, thjesht një vajzë televizioni etj’, që rrini duke i shkruar qoftë dhe një njeriu të vetëm që ble një bluze dielli për bamirësi, mos e mbështesni fondacionin, kam një mesazh të thjeshtë për ju: Betejë e humbur. E mira do fitojë. Mos harroni çdo gjë lë gjurmë online. Kopjoje këtë mesazh tek grupi jot, tek familja jote. Kudo që të jesh mos harro kam superfuqinë time, dashurinë e njerëzve dhe të zotit vetë”.-shkruan Albana.
Shtuar më 22/05/2019, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori