Alban Skënderaj së shpejti me projekt të ri (VIDEO)
Alban Skenderaj
Këngëtari i shumë baladave të suksesshme, Alban Skenderaj, do të vijë së shpejti me një projekt të ri.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram” disa foto të shkëputura nga xhirimet e klipit të këngës së tij të re e cila titullohet, “Je ti”, transmeton "Express".

Së bashku me fotot, këngëtari ka shkruar një mesazh ku shpjegon se së shpejti kënga do të shoqërohet edhe me videoklip.

fotot e publikuara këngëtari shihet në një sfond të bardhë, duke luajtur në piano.

Kënga në fillim u promovua në spektaklin e “X Factor”, ku secili prej mentorëve duhej të performonte një këngë në skenë, dhe Albani kishte realizuar këngën “Je ti”, me të cilën bëri që i gjithë publiku të duartrokiste dhe brohoriste gjatë interpretimit.
Shtuar më 14/02/2014, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori