Alban Skënderaj qenka shumë modest, kështu reagon kur dëgjon këngët e tij
Pëlqej
Ai ka shumë vite që është i pranishëm në skenë dhe publiku ka qenë dëshmitar i çdo çasti të rëndësishëm në jetën e tij.

Tanimë, ai ka disa vite që është është i martuar me Miriam Canin me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Amelia. Së fundmi Albani ka qënë i ftuar në emisionin ''Wake up''.

I pyetur se si reagon kur dëgjon këngët e tij, Albani na ka habitur me reagimin:

''Kur jam vetëm edhe e ngre zërin ndonjëherë,'' tregon këngëtari. ''Kur jam me njerëz vihem pak në siklet… Edhe kur shkoj diku dhe vendosin një këngë timen, në shenjë respekti, nuk e di, është kulmi.”

Dhe ndodh t’i afrohet punonjësve të lokalit dhe t’i thotë nën zë: ''Ule pak se na turpërove, se është turp'', u shpreh Albani. Mesa duket këngëtari qënka shumë modest kur bëhet fjalë për këngët e tij. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori