Alban Skënderaj me një dedikim për fansat (FOTO LAJM)

Këngëtari Alban Skënderaj, nuk ka kursyer një dedikim të veçantë për ata që i kanë dhënë famë. Me anë të një statusi në Instagram, ai i drejtohet të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve të tij.

"Vlerat e një këngëtari përcaktohen nga dëgjuesit e tij! Një përqafim i ngrohtë e një dedikim i sinqertë për të gjithë fansat, adhuruesit, mbështetesit e mi.

Jam i ndërgjegjshëm që ndonjëherë një artist e merr për të mirëqënë atë që ka dhe nuk është mirënjohës aq sa duhet. Ndoshta duket sipërfaqësore por edhe pse nuk njihemi personalisht, secili nga ju është disi pjesë e imja dhe unë një pjesë e vogël e juaja.

Kam ndarë çdo herë emocione të forta dhe të vërteta me ju për një pjesë të konsiderueshme të jetës time, ndaj pa kuptuar jetët tona janë ndërlidhur në një "familje" të madhe që rritet nga dita në ditë, midis asaj fuqie magjike që quhet Muzikë.

Unë do të dua të jeni aty për mua dhe kur rrudhat të më kenë mbuluar fytyrën, flokët të jenë thinjur e zëri të jetë disi më i shterur, sepse përtej moshës dhe njeriut, muzika duhet të jetë pa kohë, frymëzuese, e sinqertë, e lirë dhe me shpirt e zemër të hapur, dhe për sa do kem zë e frymë kjo është ajo që unë dua të bej, për vete dhe për ju!", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori