Alban Ramosaj: Në këngën e 3 do zbuloj vajzën që më ka rrëmbyer zemrën
Tashmë Alban Ramosaj e ka bërë publike se në çdo këngë të tij është e fshehur historia e tij personale. Kjo nuk do të mbetet me kaq, sepse Albani ka në plan një projekt të tretë, në të cilin do të zbulojë edhe emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

“Te kënga e tretë do të përmendet edhe emri, do të përmbyllet historia e tri këngëve të para”, ka thënë ai.

“ǒkemi” ishte debutimi i tij i parë, i cili nisi për një histori dashurie, ndërsa “A më do” tregoi më shumë për marrëdhënien e tij personale.

Kur nisi ta shkruante “A më do”, as Albani dhe as producentët e këngës nuk kishin për qëllim nominimet në kompeticionet muzikore dhe as çmimet, por ishte një shprehje e ndjesive personale.

“Kur e kam me e shkruar dhe e kam përfunduar bashkë me producentin nuk e kemi bërë me tendencë se do marrim çmim apo se do nominohemi, vetëm për hatër të muzikës dhe shprehjes së ndjenjave”, ka thënë Albani për "Prive".

Albani rrëfehet më tej se ka për qëllim t’i çojë një mesazh personit që u dedikohen këto këngë. “E kam bërë për t’i kaluar mesazhet tek ai person, ndërsa më vonë do të shkruaj edhe këngë me një koncept më të gjerë”. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori