Disfata në zgjedhjet e 6 marsit, Duma i kthehet Bashës: Berisha mundi PD-në, a ndjeni përgjegjësi personale për këtë humbje?

Disfata në zgjedhjet e pjesshme vendor, ku Partia Demokratike jo vetëm nuk mori asnjë nga 6 bashkitë por doli dhe forcë e tretë, ka sjellë diskutime të forta në kryesinë e PD-së.

Kupola e cila mbështet kreun demokrat Lulzim Basha i janë kthyer kundër, duke e bërë përgjegjës për humbjet.

Grida Duma i është drejtuar Bashës me pyetjen nëse ndjen përgjegjësi personale për këtë humbje, ku Berisha ka mundur PD-në?

Diskutimet:

Grida Duma: Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam yne nje pyetje per ty: A ndjen ti kryetar pergjegjesi morale personale per kete humbje?!

Grida Duma: Lideri ne nje parti politike eshte 90 % dhe numrat dy tre apo 27 cfaredo te bejne nuk e zevendesojne dot as permiresojne dot liderin. Degjova qe e niset fjalen tuaj kryetar duke thene ose me mua ose ketu do tju vije Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur tju munde ju, mundi Partine Demokratike.

Ne kete gare per shkak te luftes midis sali berishes dhe jush humbi partia demokratike. Ne kete beteje ne beme gjithcka te mos e benim betejen bersha kunder bashes por nuk e evituam dot. Ju thoni sot ketu “o te jem une ose ketu do jete sali berisha” pra o une o askush nuk mundet. Cka do te thote qe kulti i individit që po luftojme eshte eddue me i rrenjosur

Selaudin Jakupllari: Z.Basha duhet te punojme per bashkim. Duhet te reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet te bashkojme bazen!

Eralda Taso Bane: Duhet te bashkohemi sepse strukturat treguan qe jane jofunksionale. Ne ju kemi mbeshtetur ne gjithcka kryetar, por eshte monenti qe duhet te sakrifikosh.


Shtuar 7.03.2022 22:43