Alba Hoxha reagon rreth lajmeve për fejesën me Albi Nakon!
Edhe pse u bë një kohë e gjatë që përflitet si “çifti i ri” i showbiz-it, gjithçka në lidhje me raportin e koreografit dhe balerinës së njohur mbetet një sajesë portalesh.

Pak javë më parë, i pyetur nga Class, Albi tha se gjithçka thuhet e shkruhet lart e poshtë nuk është veçse një lajm i rremë e aspak serioz. Por, megjithatë, nuk e ndali zhurmën.

Dyshimet duket se u shtuan më shumë pasi çifti, me gjasë, u kapën mat pas një fotoje në Paris, por edhe këtë herë asnjë detaj nuk të çonte të mendoje se Albi dhe Alba po jetojnë “një romancë”. Fundjavën e shkuar, lajmet në disa media e portale shqiptare kanë guxuar edhe më shumë duke folur për një fejesë të mundshme, madje edhe private, të çiftit.

Siç shkruhet, Albi dhe Alba, ndajnë tashmë drekat e darkat me miqtë e ngushtë e familjarë (kjo do të thotë që janë fejuar?), ndaj edhe aludimet se marrëdhënia e tyre mund të shkojë në një status të ri kanë vijuar. Këto të fundit, madje, nuk janë shuar as pas disa sinjaleve që kanë ardhur nga balerina. Diku, duke blerë një unazë në argjendari, Alba shkruan: “Unazën e gjeta, por më mungon…”, ndërsa në një foto tjetër në Instastory, ka qenë edhe më e drejtpërdrejtë: “Beqare dhe e lumtur….” Por as këtë herë zërat nuk u shuan.

Pas aludimeve dhe thashethemeve që nuk dinë të ndalen, Alba, në një prononcim për revistën Class, ka thënë se spekulimet e kanë kaluar masën, ndaj duhet të marrin fund: “Fejesa është një shpikje. Asgjë nuk është e vërtetë dhe mjaft më me aludime të tilla”, – thotë Alba.

Në lidhje me raportin me Albin, balerina dhe moderatorja e motit në Tv Klan mohon edhe një herë tjetër të ketë një marrëdhënie më shumë se miqësore me të: “S’jam në marrëdhënie me Albin dhe nuk dua të flitet më për këtë”, – e mbyll Alba me dëshirën që ky thashethem të marrë fund një herë e mirë.

Jo më larg se fundjavën e shkuar, lajmet për fejesën e Albit dhe Albës u shpërndanë me shpejtësi në mediat dhe portalet shqiptare, por lajmi i rremë nga “burime pranë çiftit” mbetet një tymnajë që nuk është konfirmuar asnjëherë nga koreografi dhe balerina e njohur e Tv Klan.
Shtuar më 01/08/2018, ora 20:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori