Alarm në familjen mbretërore, gruaja e panjohur i afrohet Princit George
Pëlqej
Një grua ka hyrë në shkollën e princit George me qëllmin për të vjedhur dhe kaq ka mjaftuar për të alarmuar familjen mbretërore.

Gruaja e panjohur ishte rreth të 40-ave dhe është arrestuar nga forcat e policisë, ndërkohë që vogëlushi është nxjerrë menjëherë jashtë klase.

Sipas Daily Mail, duhet se masat e sigrurimit pas këtij incidenti janë rritur edhe më shumë. Shkolla në të cilën ai do të marrë mësimet e para ka rreth 560 vajza dhe djem dhe janë rreth 20 nxënës në çdo klasë.

Pallati mbretëror i Kensington-it është shprehur se janë shumë të shqetësuar për këtë që ka ndodhur, por s’do të japin asnjë koment deri në zbardhjen e situatës. Pavarsisht kësaj, princi George, sot i është bashkuar sërish shokëve të klasës. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori