Akuzat për blerje klikimesh, edhe moderatori i kthehet Florit
Duket se Flori nuk i ka përballuar mirë akuzat që iu bënë LIVE për blerje klikimesh.

Pas Sabri Fejzullahut, ai ka sulmuar edhe moderatorin Lipa, por ky i fundit i ka kthyer përgjgije menjëherë.

Në një postim në Instastory ai bën një shpjegim të gjatë në lidhje me bisedën e zhvilluar dhe kontekstin e saj, që sipas Lipës, Flori nuk e kishte kapur siç duhet.

"Sa i çela sytë dhe më tregun që Flori Mumajesi e paska editu postimin që e ka bo për axhën Sabri edhe përveç të tjerash më paska përfshirë edhe mua, duke mu referuar si "prezantues". E unë po e publikoj videon e plotë që mundeni me kuptu saktësisht ç'ka kam thënë, përfshirë edhe ty Flori Mumajesi.

Këtë punë e bëj moti dhe e di me fakte edhe shumë mirë kush çka blen. Po je ngut me fol! Krejt ç'ka them është që shumë si të që bëjnë klikime shumë brenda 24 orëve, edhe asnjëherë për faktin që ti i blen ose i shet."- shkruan moderatori në postim. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori