Akuzat e moderatores shqiptare: Kanë bërë çmos të më ulin
Prej më shumë se 5 muajsh Jona Spahiu është bërë për herë të parë nënë e një djali. E ftuar në “Thumb” moderatorja tregoi rreth jetës së re si nënë dhe planet e ardhshme në ekran.

Jona u shpreh se kjo shkëputje i ka bërë mirë dhe e ka ndihmuar të krijojë disa ide konkrete në lidhje me të ardhmen.

Gjithsesi, duket se fillimi i saj në televizion ka qenë krejt ndrysheshkruan blitz.al!

“Po, jam ndier e nënvlerësuar. Kam qenë super pulë! Mund të më flisnin gjithë kohës, unë mund të rrija atje dhe nuk bëja zë. Dëgjoja pafund njerëz që thonin pse nuk bën një tjetër emision, pse nuk je këtu apo aty. Gjithsesi, mendoj se në fund janë druar nga potenciali im dhe kanë bërë çdo gjë për të më penguar shkëlqimin.”- u shpreh Spahiu.
Shtuar më 16/02/2019, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori