Pedri nuk i shuan ëndrrat: Shpresoj të rikthehet Messi

Mesfushori i Barcelonës, Pedri shpreson në rikthimin e Leo Messit në ‘Camp Nou’.

Leo Messi po kalon në një periudhë të vështirë që nga transferimi i tij te Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas nuk ka luajtur  shumë për parisienët si dhe janë eliminuar në 1/16 e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Në lidhje me kohën e Messit te Parisi, foli edhe mesfushori i Barcës, Pedri. Ai tha se dhemb kur sheh se gjërat nuk shkojnë siç duhet për Messin.

“Është e vërtetë se kur gjërat nuk shkojnë siç duhet për një mik si Messi, dhemb paksa”, tha Pedri, për gazetën spanjolle, La Vanguardia.

Talenti i Barcelonës, gjithashtu tha, se shpreson që 7-herë fituesi i Topit të Artë të rikthehet në ‘Camp Nou’.

“Kam kaluar momente të shkëlqyera me Leon në fushë dhe jashtë saj, ai është një person i mrekullueshëm, prandaj shpresoj që të rikthehet”, tha ai.

Messi ka pasur 18 paraqitje në Ligue 1 për Paris Saint Germain dhe ka shënuar vetëm dy gola.


Shtuar 28.03.2022 11:01