Akuza të rënda për ngacmim ndaj aktorit të preferuar të shqiptarëve
Një asistente e re produksioni, mendoi se kishte arritur punën e ëndrrave të saj, kur në verën e vitit 2015, filloi punën në “Going In Style”, një komedi bankare me Morgan Freeman, Michael Caine dhe Alan Arkin.

Por kjo ndryshoi shumë shpejt pasi sipas saj, aktori i famshëm Freeman, ka ngacmuar dhe bërë komente të padëshirueshme ndaj figurës së saj dhe veshjeve që ajo përdorte në përditshmëri.

Në një moment, ajo rrëfen, se Freeman vendosi duart mbi kurrizin e saj dhe më vonë tentonte të fuste duart poshtë fundit dhe e pyeste nëse kishte veshur apo jo të brendshme.

“Por ai nuk arriti asnjëherë të ngrinte fundin”, tha ajo, por ai tentoi sërish edhe pasi ajo u largua.

Në fund ajo tha: “ Alan Arkin bëri një koment duke i thënë atij të ndalojë. Morgan doli jashtë dhe nuk dinte çfarë të thoshte.”

Sjellja e pahijshme e Morgan, nuk u kufizua vetëm ne këtë film, por sipas burimeve të CNN, një tjetër grua ka thënë se është ngacmuar seksualisht nga Freeman shrkuan CNN.

Morgan Freeman është një aktor i madh në Hollywood, me një karrierë filmash që përfshin gati 5 dekada, me role kryesore dh shumë të rëndësishme.
Shtuar më 24/05/2018, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori