Man City ikën me penallti nga Kupa e Ligës, fitojnë Liverpool e Tottenham (VIDEO)

Edhe pse me pak titullarë në stol, Man. City eliminohet nga Kupa e Ligës në raundin e katërt. Është West Ham që avancon në çerekfinale falë një fitoreje heroike me penallti pasi 90 minutat lojë u mbyllën në barazim pa gola. Në fund lotaria e penalltive gëzoi vendasit që triumfuan 5-3 dhe avancuan më tej.

Liverpool nuk pati probleme për të eliminuar një rival të lehtë në letër si Preston dhe pothuajse me të gjithë lojtarët e stolit. Golat e fitores për skuadrën e Klopp u shënuan në pjesën e dytë nga Minamino dhe Origi.

Avancuan më tej edhe Tottenham që fitoi 1-0 në fushën e Burnley dhe Leicester që fitoi me penallti 4-2 ku 90 minuta u mbyllën 2-2.


Shtuar 27.10.2021 23:14