Aktorja emocionohet nga Obama, harron fjalimin
Të ndodhesh përballë Barack Obamës, për një aktore nuk është aspak e lehtë, madje emocionet janë të shumta. Gwyneth Paltrow ka harruar fjalimin e saj, teksa ka shprehur entuziasmin se është e lumtur që ishte pranë tij.

Ajo është ndjerë në siklet kur ka qënë përballë presidentit të SHBA-së, Barack Obama. Aktorja ka organizuar një mbrëmje bamirësie në shtëpinë e saj, për të financuar Partinë Demokratike ku ishte pjesëmarrës edhe presidenti Barack Obama, i cili mbajti edhe një fjalim.

Përpara se Obama të merrte fjalën, aktorja është shprehur se është fansja më e madhe e tij. “Faleminderit që je këtu, jemi të gjithë të emocionuar, jam pa fjalë”, është shprehur Paltrow. /albeu.com/


Shtuar më 11/10/2014, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori