Aktorja e njohur shqiptare pranon ndërhyrjet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ana Lika është një nga aktoret e njohura shqiptare e cila dallohet për origjinalitetin.

Pavarësisht kësaj faqja “Vipat e bllokut” në Instagram është përpjekur të demaskojë aktoren me një foto para dhe pas operacioneve plastike.

Pas kësaj ajo nuk i ka rezistuar tundimit për të reaguar duke treguar hapur operacionet që ka kryer.

“Atëherë, që të bini rehat se më shkoi goja mbrapa duke thënë në çdo vend që kam bërë buzët dhe hundën dhe asgjë tjetër (sepse po të kisha bërë diçka tjetër, ashtu siç nuk e kam pasur për turp e siklet të tregoj këto të dyja do të kisha treguar edhe gjëra të tjera).

Tani, nëse të evidentosh vetullat hyn tek operacionet, më thoni se nuk e dija… Se këtë doja ta mbaja të fshehtë, po shumë budallaqe… Unë e kam hedhur edhe në Instagramin tim personal pasi i kam bërë. Kurse përsa u përket lenteve e keni shumë gabim se i kam vetë sytë blu si në gri me pak xixa” – shkruan aktorja duke qeshur. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori