Aktorja e njohur martohet në shtëpinë e pushtuar nga shpirtrat
Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney janë zyrtarisht të martuar.

Të shtunën, fituesja 29-vjeçare e çmimit Oscar dhe tregtari i artit, 34 vjeç, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Nusja zgjodhi një fustan nga Dior për ditën e veçantë, pasi shërben edhe si imazh i firmës.

Lawrence dhe Maroney kishin 150 të ftuar, përfshirë Adele, Amy Schumer dhe Kris Jenner, në vilën luksoze Belcourt of Neëport, në Rhode Island, e cila u dizenjua në vitin 1894 nga arkitekti i njohur amerikan, Richard Morris Hunt. Thuhet se vila është e pushtuar nga shpirtrat.

Gjithashtu të pranishme ishin Emma Stone dhe Ashley Olsen.

Të premten, Nicole Richie, Joel Madden, Cameron Diaz, Sienna Miller dhe plot të tjerë ishin të pranishëm në darkën përgatituore, që ishte organizuar nën një tentë dhe kishte në fokus ushqimet e detit.

Në shtator, çifti u fotografua jashtë Byrosë së Martesës në Manhattan, ku morën certifikatën e martesës shkruan anabel.

Jennifer dhe Cooke janë bashkë që prej qershorit të 2018-s dhe konfirmuan fejesën në shkurt të këtij viti.

Në qershor, Jennifer e quajtur Cooke, “njeriun më të mirë që ka njohur.”

“Është vërtet dhe përmirësohet dita ditës,” tha aktorja në podcastin e Catt Sadler, Naked ëith Catt Sadler. “S’e di. Nisa me pyetjet bazë. Si ndihem? A është i sjellshëm? A është i dhembshur? Thjesht, e dija që ishte i duhuri. E di që ngjan si diçka idiote, por është vërtet i duhuri. Është njeriu më i mirë që kam njohur. Jam e nderuar të marr mbiemrin e tij.”
Shtuar më 21/10/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori