U operua nga apandesiti, kur mund të dalë nga spitali Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, iu nënshtrua në orët e para të mëngjesit sot një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mire.

Por kur do të dalë nga spitali kryeministri? Burime bëjnë me dije se kryeministri mund të qëndrojë nga një deri në dy ditë në spital, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore./albeu.com/