Aktorja e famshme kërcënohet me jetë
Fama ka dy anët e medaljes, e ndërsa rrjetet sociale në të shumtën e rasteve janë kthyer në një mankth për yjet e show bizit.

Rebel Wilson është detyruar të ndalojë komentet në llogarinë e saj të Instagramit, për shkak të kërcënimeve me vdekje që ajo merrte.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Wilson përballet me kërcënime të tilla, pasi në një intervistë të dhënë për “Ellen DeGeneres”, ajo ka treguar se ka marrë kërcënime të shumta për shkak të Harry Styles.

Në një postim të bërë për 3.6 milionë ndjekësit e saj, i cili më pas është fshirë, aktorja ka sqaruar se komentet janë ndaluar përkohësisht, për shkak të kërcënimeve dhe se FBI është duke hetuar. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2016, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori