Aktorja e famshme humb fëmijën gjatë shtatzënisë pasi e bëri publike pritjen e ëmbël

Ximena Navarrete, jo vetëm që u shpall Miss Universe, por shkëlqeu edhe në sfidën me aktrimin, teksa mbajti mbërthyer dhjetëra shikues në telenovelën “Stuhia”, ku lunate përkrah William Levy-t.

Pak ditë më parë, ajo dha lajmin e gëzueshëm se ishe në pritje të ëmbël dhe shfaqej shumë e emocionues për të mësuar gjininë e bebit.

Mirëpo, për fat të keq, aktorja rrëfeu në një postim të gjatë në profilin e saj në “Instagram” se kishte humbur fëmijën e saj, në muajin e tretë të shtatzënisë, shkruan Icon Style.


“Një pjesë e zemrës time jeton në parajsë” –shkruhet në foton, ku ajo bën me dije lajmin e hidhur.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar situatën e vështirë dhe të trishtë që unë dhe bashkëshorti im po përjetojmë. Siç ndajmë momente lumturie me ju, është e nevojshme të ndajmë edhe momente trishtimi.

Sot zemra e fëmijës sonë pushoi së rrahuri dhe me shumë dhimbje po e bëjmë publik lajmin me fansat tanë, njerëzit që na duan. Ne e donim shumë fëmijën. Të qëndronte brenda meje për 15 javë ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real.

Falenderoj Zotin për atë ndjenjë. Thonë se Zoti kurrë nuk dërgon diçka që nuk mund ta mbajmë, ky rast nuk është përjashtim. Faleminderit familjeve tona sepse ndjenja e mbështetjes suaj bën të gjitha ndryshimet.

Dashuria ime (bashkëshortit) të dua dhe nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë, duke qenë së bashku dhe me dorën e Zotit gjithçka është e mundur. Të dua me gjithë zemër, tani kemi një engjëll në qiell që me siguri do na dërgojë bekime të reja”, është shprehur Ximena. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2018, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori