Aktorja e famshme dhunohet nga bashkëshorti: Kisha frikë të flija natën (FOTO LAJM)

Christina Ricci ka bërë kërkesë për një urdhër ndalimi ndaj burrit të saj James Heerdegen, pas akuzave për abuzim. Aktorja pretendon se bashkëshorti nisi ta dhunonte në dhjetor 2019 por situata u përkeqësua gjatë karantinës.

Aktorja është shprehur se ka frikë për jetën e saj dhe të së birit 6-vjeçar. Në dokumente, ajo pretendon se Heerdegen e sulmoi dy herë në qershor, ndërsa ishte ende në izolim, duke e ndjekur përreth shtëpisë dhe duke u përpjekur ta parandalonte që të telefononte policinë pas një debati.

Ricci kërkoi divorcin prej disa kohësh, por procedurat u shtynë për shkak të pandemisë. Gjykata ka dhënë vendim që Heerdegen të qëndrojë të paktën 100 metra larg tyre. 40-vjeçarja kërkon gjithashtu një urdhër që i ndalon atij kthimin në shtëpinë e tyre, nga e cila tashmë është larguar.

“Unë kisha frikë të flija natën. Ai më kapi kyçet dhe duart, më tërhoqi zvarrë dhe më përplasi trupin në oborr,” është shprehur aktorja. “Kam pësuar prerje, mavijosje dhe dëmtime të kofshës, gjë që edhe sot më shkakton dhimbje.”, shton më tej ajo.
Shtuar më 21/01/2021, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori