Aktorit të martuar i nxjerrin videon me të dashurën, shokohet rrjeti
Për aktorin e "Savasci", Berk Okay nuk kanë të ndaluar skandalet së fundmi. Vetëm pak ditë më parë bashkëshortes së tij i hackuan Instagramin dhe i postuan fotot lakuriq të aktorit që bën xhiron e rrjeteve sociale.

Më vonë u publikua edhe një foto e bashkëshortes së tij ku shfaqej me hundën e fashuar dhe ku shkruhej: "Ndihmë, më rrahu burri".

Bashkëshortja e tij me anë të avokatit sqaruoi se foto është bërë kur ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në hundë dhe e mbylli Instagramin.

Por hackerat nuk janë ndalur dhe pasi Instagrami u hap sërish, ata kanë postuar një video ku Berk Oktay shfaqet duke kërcyer lakuriq me një vajzë që cipas hackerave ka qenë e martuar dhe e ka lënë burrin për para shkruan xing.al.

Çifti këtë herë nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për incidentin
Shtuar më 03/04/2018, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori