Aktorit shqiptar i ikën fytyra nga telefonata e papritur e partneres në studio
Pëlqej
I ftuar në "Një kat më lart" aktori i humorit Visjan Ukcenaj pati një telefonatë papritur nga partnerja e tij.

Moderatori ja mori telefonin Visjanit dhe nisi të bisedonte me partneren e tij, Jonën duke e pyetur rreth aktorit.

"Keni plane për ndonjë dasmë apo është shpejt?", e pyeti moderatori partneren e Visjanit.

"S'e di për dasmë", ndërhyri aktori ndërsa Jona u përgjigj krejt tjetër. "Afër asaj rruge jemi. Të gjitha avash-avash", tha ajo.

"I iku fytyra, e di si u bë", u shpreh moderatori për Visjanin. "Moj ti, unë them s'e di, ti thua drejt asaj rruge", i tha aktori partneres teksa në studio plasën të qeshurat. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori