Aktorit i mungon Portokallia: E ndjek edhe në Amerikë
Një nga aktorët më të dashur të humorit, Erand Sojli, është shprehur se i mungon "Portokallia", pjesë e së cilës ka qenë për një kohë të gjatë.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’, ku përveçse ka treguar disa detaje mbi projektin aktual me të cilin po merret, ka folur për "Portokallinë" dhe momentin kur është zgjedhur.

“Vazhdoj ta ndjek "Portokallinë". Në Amerikë i bie të transmetohet në orar dreke. Mbaj mend kur më zgjodhën Agron Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk i shikoja dot ata që po më dëgjonin, por vetëm dëgjoja të qeshurën e Agron Llakajt”, është shprehur Erand Sojli.
Shtuar më 20/03/2018, ora 22:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori