Aktori Romir Zalla pyetet nëse zgjedh Jul Dedën apo Bes Kallakun
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Romir Zalla është bërë pjesë e pyetjeve të lojës së anijes në 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj.

I pyetur se cilin do zgjidhte mes kolegëve të tij, Bes Kallaku dhe Jul Deda, ai tha:

"Pse duhet ti hedh këta? Anija po mbajti tre veta mbytet, por unë do hidhesha vetë. Do ti shpëtoja të dy dhe do hidhesha vetë."

Pas kësaj u pyet mes Ndricim Xhepës dhe Robert Ndrenikës ku zgjodhi të njëjtën gjë, e cila nuk pranohet.

Këtë gjë ai arriti ta justifikonte duke thënë: "Nuk jam tip që hedh unë, mua më hedhin."
Shtuar më 23/12/2017, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori