Aktori ka frikë të puthë kolegen gjatë xhirimeve, i mban erë goja
Ndonëse ajo është e bukur dhe një nga aktoret më të paguara, ka një difekt të madh që lidhet me higjenën e gojës. I referohemi aktores Jennifer Lawrence, e cila konsumon në mënyrë të vazhdueshme hudhra dhe nuk i lan dhëmbët vazhdimisht.

Por këtë dobësi i'a ka vënë në dukje miku i saj e njëkohësisht kolegu, ndërsa të dy bashkë po xhirojnë një film.

Jennifer Lawrence ka vënë në siklet aktorin Liam Hemsworth, teksa ishin duke xhiruar skenat për “The Hunger Games”.

Në një intervistë televizive, Liam ka thënë: “Çdo herë që më është dashur ta puth Jennifer sikletosesha, sepse ndjej aromë hudhre apo diçka tjetër të pështirë.

Lawrence është një nga miket e mia më të ngushta, padyshim që e dua fort, por aroma e saj është e padurueshme. Dhe kur unë i'a vë në dukje, më thotë se ka ngrënë hudhër ose ton dhe se nuk i ka larë dhëmbët”. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2014, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori