Aktori juaj i preferuar turk gëzon fansat, uron bajramin në gjuhën shqipe

Pëlqej
Ai është padyshim një prej aktorëve më të njohur jo vetëm në Turqi, por edhe në vendin tonë. Me rolet e tij ka rrëmbyer vëmendjen e publikut shqiptar dhe simpatia për të është shtuar edhe për faktin se tashmë është bashkëshort i aktores shqiptare, Almeda Abazit.

Ditën e sotme besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin dhe Tolgahan Sayisman i ka uruar të gjithë me një postim në Instastory.


Përveçse ka shkruar turqisht, ai i ka gëzuar fansat shqiptarë kur e ka uruar festën edhe në gjuhën shqipe.


"Gëzuar Bajramin"- ka shkruar Tolgahan në postim.

Shtuar më 21/08/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori