Aktori i Portokallisë tregon se emrin e tij të vërtetë e mori vesh 19 vjeç
Aktori i Portokallisë, Ledio Lako ka zbuluar këtë të diel në "Sekretet e Portokallisë" se kur ishte 19 vjeç ka mësuar emrin e tij të vërtetë.

"Kur linda unë, ishte e diel dhe ma vuri babai emrin Ediel, por me theks francez, jo kështu siç e thua ti. Erdhi gjyshja dhe tha në asnjë mënyrë këtë emër. Dhe nga Ediel, e kthyen Ledio, Ledian.

Në moshën 19-vjeçare e kam marrë vesh që unë e kisha emrin Ledian, se gjithmonë në dëftesë e kam pasur Ledio. Kur shkoj në gjendje civile, më duhej një certifikatë, dhe u preva.

I thashë "ç'është ky emër Ledian?" Kështu e ke, më tha. Me zor e kam ndërruar, e kam bërë Ledio Lako pastaj", tregoi aktori.
Shtuar më 21/01/2019, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori