Aktori i Portokallisë thumbon Albanon: Kurohet te pesa
Pëlqej
Duket se mes aktorit të Portokallisë Rezart Veleshnjas dhe atij të 2XL Albano Bogdo ka një marrëdhënie jo fort të mirë.

I ftuar në "Pop Culture" , ka qenë Rezi që ka treguar se në Portokalli janë aktorët më të mirë në tregun shqiptar duke ironizuar deklaratën e ALbanos vetëm pak kohë më parë.

Ai tha:

Unë nuk jam aktori më i miri aty. Kasti që është brenda për brenda mureve të Portokallisë është më i miri sot për sot në treg. Se ka edhe emisione të tjera humori, por të paktën asnjë nga aktorët e Portokallisë nuk shkon në spital dhe të kurohet tek 5-a. Se ka edhe aktorë që kurohen tek pesa."

I pyetur se kush janë këta aktorë ai e anashkaloi bisedën duke thënë "Kujt i plasi".

Ndonëse Rezarti nuk e ka përcaktuar se për kë bëhet fjalë, ai ndoshta i ka kthyer përgjigje indirekte Albano Bogdos, i cili i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” rreth një muaj më parë, tregoi eksperiencën një ditore që kishte pasur në Portokalli.

Albano pranoi se ka pasur mjekime kundër ankthit. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori