Gerrard hedh sytë nga Milani dhe Atletico Madrid për të forcuar ekipin

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard dëshiron ta forcojë akoma edhe më shumë grupin e tij me disa transferime të reja.

Transferimet e janarit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ekipit dhe tashmë trajneri anglez i ka kërkuar klubit të bëhen gati për merkaton e verës. sipas “The Express”, Gerrard ka piketuar mesfushorin Kessie dhe sulmuesin Luis Suarez.

Lojtarit të Milanit i skadon në verë kontrata por konkurrenca për shërbimet e tij do të jetë e vështirë pasi Barcelona është favorite për të transferuar atë. Nga ana tjetër, Luis Suarez ka mardhënie të mira me Gerrard pasi dikur luanin së bashku te Liverpool./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.03.2022 12:02