Aktori i njohur: “Mjeshtër i Madh” nuk i jepet kujtdo
Dhënia e çmimit “Mjeshtër i madh “ nga ish-presidenti Bujar Nishani, disa prej personazheve të njohur të artit në Shqipëri shkaktoi vërtet debat të madh në botën e medias shqiptare.

I dekoruar muajt e fundit, njëri prej tyre ka qenë edhe aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj. I ftuar në emisionin “Thumb” ai është shprehur se këtë cmim jo të gjtihë mund ta marrin.


“Kur më dhanë çmimin thashë me vete: “Mjeshtër i Madh mua më takon, pse mos ta marrë.” Sigurisht që është bërë dhe pa të drejtë tek të tjerë. Nëse do ma kishin dhënë kur isha 25 apo 30 vjeç nuk do ta kisha pranuar.

Unë sa do kisha filluar karrierën, nga do bëhesha “Mjeshtër i Madh”. Mua do të më lëndonin po të ma jepnin në atë moment. “,- ka rrëfyer Mehdi Malkaj.
Shtuar më 08/10/2017, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori