Aktori i njohur mban kapele sepse i kanë rënë flokët?
Ashton Kutcher vuan nga rënia e flokëve dhe foli për këtë haptazi i ftuar në Conan këtë të hënë.

“Dukesh gjithnjë shumë mirë,” i tha moderatori. “Ke flokë të bukur.” Në këtë moment, 40-vjeçari tregoi të vërtetën. “Po plakem pak, po më bien. Nëse i shihni, po fillojnë të zhduken.”

Kutcher tha se vuan nga rënia e flokëve që kur ishte 25 vjeç dhe atëherë kërkoi për herë të parë ndihmë mjekësore.

“Shkova tek mjeku i flokëve dhe më dha një mjekim të quajtur Avodart. E ke dëgjuar? Trupi prodhon testosteron srkuan The Sun. Nënprodukti i testosteronit dobëson folikulat dhe floku fillon të bjerë. Ky mjekimi zhduk nënproduktin e testosteronit.”

Duke qenë i painformuar për efektet anësore të medikamentit, Kutcher i ndërpreu dozat kur ai dhe Mila Kunis vendosën të bënin fëmijë.

“Nuk e dija a ishte i sigurt si medikament. Kështu që vendosa të mos e pija më para tre vitesh. Tani vuaj nga rënia e flokëve. Po bien. Jam njeri kapelesh tani, jam mirë. E kam përcaktuar veten si njeri kapelesh. Kur të më bien gjithë flokët s’do e merrni vesh, sepse do të jem me kapele.”
Shtuar më 07/06/2018, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori