“Stendat e shpresës”, Meta me të rinjtë në Tiranë: Po promovojmë planin për transport publik falas

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga stendat me të rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka promovuar tek qytetarët planin për transport falas.

Plani është propozuar dhe premtuar nga kandidati i dalë nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto me të rinjtë, teksa ka shkruar se ‘Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës për qytetarët’.

Meta: Në stendat e shpresës, aty ku të rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” po promovojnë tek qytetarët planin e shkëlqyer të Belind Këlliçit për transportin publik falas.

Plani i Belind Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve, redukton trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve.

Ky plan është një nga shumë treguesit e ndikimit të drejtpërdrejtë tek qytetarët, për të cilët Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së tyre.

BashkëFitojmë!