E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Aktori i njohur dështon në serialin e ri, mbyllen xhirimet
Aktori super i njohur turk në Ballkan, Kenan Imirzalioglu, i njohur në rolin e Ezel-it, të telenovelës me të njëjtin emër, si dhe serialin më të shikuar 'Aci Hayat' (Jeta e Hidhur).

Megjithatë projekti i tij i fundit nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Kenan interpretonte si sultan në serialin “Mehmed Bir Cihan Fatihi”.

Pas një kohe të gjatë pa qenë pjesë e një projekti, aktori u rikthye pikërisht me këtë rol.

Megjithatë, entuziazmi i fansave të aktorit nuk ka zgjatur shumë pasi për shkak të shikueshmërisë së ulët, xhirimet janë mbyllur më shpejt se ç'parashikohej. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori