Aktorët e “Friends” sërish bashkë?
Ndonëse gjithçka mbetet surprizë, ka nga ata skeptikë të cilët vënë në pikepyetje bashkimin e aktorëve të “Friends” në një dalje publike.

Aktorët e serialit të famshëm “Friends”, do të ribashkohen në një dalje publike në televizionin NBC. Të gjashtë protagonistët e serialit do ribashkohen për të nderuar regjisorin legjendar James Burrows, i cili ka drejtuar 1000 episode televizive.

Ata do të shfaqen në ekranin e NBC, në 21 shkurt. Me gjithë dëshirën e madhe të fansave dhe teleshikuesve, që aktorët të rikthehen përsëri me një episod special të “Friends”, Marta Kaufman, producentja dhe shkrimtarja e këtij seriali është e vendosur mos t’i rikthehet më telefilmit aq shumë të ndjekur. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori