Aktorja shqiptare gjen "zgjidhjen", si të dalni për darkë dhe mos infektoheni me koronavirus (VIDEO)
Pasi qarkulloi mirë e mirë në Italinë fqinjë, ngjalli panik në Greqi, shënoi raste në Serbi, Bosnje e Bullgari, duke na rrethuar nga të gjitha anët, koronavirusi, ashtu sic duket ishte e pashmangshme, mbërriti dhe në Shqipëri.

Frika kryesore në këtë situatë është kontakti me njerëzit e sëmurë. Por derisa të kuptohet se cili është i sëmuri ( sepse bartësi mund të mos ketë simptoma), njerëzit me të drejtë i druhen përballjes me të tjerët.

Atëherë si i bëhet kur do që të dalësh dhe të mos sëmuresh? Bëhesh gati, zbukurohesh për qejfin tënd dhe…bën si Olta Daku!

“Ja dhe flokët i kreha, o sa mirë, tani do iki të mbyllem në shtëpi“, ka shkruar ajo në krah të një videoje disa sekondëshe të hedhur në rrjetet sociale. Dhe një nga përgjigjet më të bukura ishte : “Mbylleshshtëpi shpirti, po ama mbyllesh si zonjë“!

Shtuar më 10/03/2020, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori