Dyshohet se do të kryenin vrasje në Shëngjin, Gjykata lë në burg Nikoll Shernikun dhe bashkëpunëtoren e tij

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasit Flutura Berisha dhe Nikoll Sherniku të arrestuar gjatë operacionit “Dyshimi” në Kunë të Shëngjinit.

Ata ishin brenda një makine të blinduar dhe në momentin kur është afruar policia, ata tentuan të largoheshin.

Në momentin e largimit, Flutura Berisha kishte me vete një armë tip kallashnikov të cilën tentoi të fshihte.

Sipas policisë së Lezhës, të arrestuarit dyshohet se po planifikonin një vrasje.

Në momentin e largimit, Flutura Berisha kishte me vete një armë tip kallashnikov të cilën tentoi të fshihte.

Sipas policisë së Lezhës, të arrestuarit dyshohet se po planifikonin një vrasje. Deri më tani, nuk dihet ende roli që kishte 34-vjeçarja Flutura Berisha.

Në makinë sëbashku me dy të arrestuarit, ishte dhe një fëmijë 15 vjeç. Nikoll Sherrniku ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi është përfshirë në ekzekutimin e Xhuliano Prelës në dhjetor të vitit 2020