Aksidentohet David Beckham dhe djali i tij
David Beckham
Ylli anglez David Beckham është përfshirë në një aksident trafiku këtë mëngjes derisa po kthehej me djalin e tij Brooklynin nga qendra stërvitore e Arsenalit.

Sipas mediave britanike asnjëri nga të aksidentuarit nuk është lënduar, por vetura e Davidit nuk do të përdoret më pasi është dëmtuar tërësisht.

Por, në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme se Beckham e ka lënduar shpatullën, por kjo gjë aoma nuk është konfirmuar.

“E pash David Beckahmin që ishte përfshirë në aksident. Ai doli nga vetura por e kishte të lënduar kraharorin”, ka thënë një dëshmitar i rastit. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2014, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori