Aksidenti mes Tiranës, reagon sërish Ilda Bejleri: Kam bërë gabime por...
"E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini..."

Pas dëshmisë së publikuar në media nga shtetasi N.H, si dëshmitar okular në aksidentin, që u përfol se ishte përfshirë moderatorja sportive Ilda Bejleri, ka reaguar kjo e fundit.

Në Instagram Bejleri shkruan se paska ende njerëz të mirë në këtë vend teksa thekson se ndoshta njerëzit dalin nga vetja prej varfërisë dhe për të përfituar në çdo rrethanë.

“Zbardhet dëshmia e qytetarit të dhënë për Policinë e Shtetit. Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend.

E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.

E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha.”- shkruan Ilda Bejleri.

GSH publikoi deklaratën që dëshmitari me inicialet N.H., dha në polici ku thoshte se nuk moderatorja nuk e përplasi dhe as e kishte prekur me automjet, por Enriketa Gjuzi ishte me semafor të kuq dhe ndoshta nga hutimi ishte rrëzuar.

Shtuar më 15/02/2020, ora 21:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori