Aksidentalisht, Britney Spears tregon se si mori flakë palestra e saj (VIDEO)
Ylli i popit zbuloi në Instagram se është hera e parë që është rikthyer në palestër që nga incidenti që ndodhi gjashtë muaj më parë.

Ajo publikoi një video ndërsa bën ushtrime fizike dhe shkroi: “S’kam qenë këtu për rreth 6 muaj sepse dogja palestrën time për fat të keq.”

Dhe me pas shtoi: “Kisha dy qirinj dhe po … një gjë çoi në një tjetër dhe unë e dogja atë.”

Këngëtarja u shpreh se për fat të mirë nga incidenti nuk mbeti asnjë i lënduar.

“Unë eca drejt derës së palestrës dhe flakët u ndezën. Falë Zotit alarmi u ndez dhe askush nuk u lëndua,”– u shpreh Britney.

Shtuar më 30/04/2020, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori