Akoma gjallë? Alvaro Rodriguez i nënshtrohet operacionit të tij të 60-të plastik
Pëlqej
Braziliani Alvaro Rodriguez nuk ka ndër mend të ndalet me ndërhyrjet plastike pasi sapo ka dalë nga salla e operimit për herë të 60-të.

Së shpejti ai do të nisë një seri televizive i ngjashëm me “Keeping up with the Kardashians” i quajtur “Alvaro’s life” dhe për tu dukur më në formë Alvaro ka hequr 4 nga 24 birnjët e tij. Fillimisht asnjë nga mjekët në Beverly Hills nuk donte ta merrte përsipër një ndërhyrje të tillë pasi ishte shumë e rrezikshme për mushkritë, por 34-vjeçari as që donte t’ja dinte.

Kjo ndërhyrje i ka kushtuar plot 28 mijë dollarë dhe gjithsej të gjitha operacionet e tij kapin shumën prej 480 mijë dollarësh, e gjitha kjo vetëm për tu dukur si kukulla e famshme Ken. ]

Zakonisht ai preferon që operacionet e tij të xhirohen dhe më pas të publikohen në media. Menjëherë pas heqjes së brinjëve të tij ai është fotografuar duke bërë shopping dhe duke u treguar paparacëve pamjen e tij të re. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2018, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori