Ajola Xoxa del për herë të parë në publik pas lindjes dhe i lë të gjithë me gojë hapur (FOTO LAJM)
Më 6 tetor të këtij viti, kryebashkiaku i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij,
Ajola, u bënë prindër për herë të parë.
Ajola solli në jetë një djalë që vendosën ta pagëzonin me emrin e veçantë
Kajan.
Pas
lindjes së
Kajan i cili u bë kryefjala e mediave, çifti preku publikun me dedikimet emocionuese për të voglin.
Vetëm dy javë pas
lindjes së djalit,
Ajola ka bërë daljen e saj publike dhe me siguri të gjithë kanë mbetur gojëhapur.
Teksa kishte shkuar në një pagëzim, ajo është shfaqur në super formë, e veshur me një fustan deri në fund të këmbëve, ndërkohë që kishte kapur dorën me Kryebashkiakun.
Foto e cila u publikua nga vetë
Ajola në profilin e saj në Instagram mori menjëherë pëlqime e komente të shumta, ku ndjekësit e komplimentonin për formën perfekte trupore, megjithëse ka
vetëm 2 javë që ka lindur.
Shtuar më 22/10/2018,
ora 13:14