Ajola përlotet teksa takon Papën, kritikohet nga fansat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ajo ka qënë në qëndër të vëmëndjes referuar dasmës madhështore, e ndërsa tashmë kritikat i vijnë nga fansat, pasi ka përqafuar Papën. I referohemi Ajola Xoxës, e cila me të njëjtën monedhë i është kundërpërgjigjur të gjithë ndjekësve në rrjetin social.

Ashtu siç duket dhe në fotot në fjalë, Ajola Xoxa është përlotur teksa ka përqafuar Papa Françeskun në vizitën e tij në Tiranë. Të ndodhur në rreshtin e parë në Sheshin "Nënë Tereza", për të ndjekur meshën e shenjtë, Ajola së bashku me bashkëshortin ministrin Erion Veliaj, janë përshëndetur nga afër nga Papa Françesku.

Fansat e kanë kritikuar duke i thënë se përqafimi ndaj Papës është i ndaluar. Ajola i'a ka kthyer: “E takova ashtu siç e ndjeva, dhe mendoj se ndjeva ta perqafoj sepse Zoti e deshi keshtu.”

“Faleminderit At që besove tek Shqiperia ime e mirë dhe zgjodhe atë të parën. Faleminderit për të gjithë mirësinë dhe mesazhin e madh të shpresës që u dhe të rinjve shqiptarë.

Bekuar qoftë çdo ditë e jotja dhe çdo ditë e njerëzve të mirë si ti", ka shkruar ajo në foto. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori